
Basketbollisti amerikan Adrio Bailey është përforcim i ri i KB Prishtinës. Klubi nga kryeqyteti bëri të ditur të premten njoftimin për transferimin e tij.
Para se t’i bashkohej Prishtinës, Bailey luante për Indios de San Francisco në Republikën Dominikane, përcjellë “Kërlaçki”.
Ai ka pasur gjithashtu karrierë në Australi, Republikë të Çekisë, Hungari, Slloveni dhe SHBA.
Në sezonin e fundit ka regjistruar mesatare prej 11.5 pikëve, 5.6 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje.
Ky është transferimi i 8-të i KB Prishtinës pas: Kelby Kramer, Lamb Autrey, Deondre Burns, Don Polloshka, Valmir Kakruki, Dion Haxhosaj, Arian Azemi.
Trajner i skuadrës është emëruar Michalis Kakiouzis.
