Spastrim rekord te PSG: Luis Enrique largon 7 lojtarë brenda një jave!

Luis Enrique
Luis Enrique

Luis Enrique do të largojë shtatë futbollistë nga Paris Saint-Germain brenda një jave dhe PSG po përshpejton pastrimin e skuadrës në javën e fundit të merkatos.

Pas triumfit në Superkupën e Evropës dhe ndeshjeve hapëse të Ligue 1, vëmendja e klubit është zhvendosur drejt një spastrim të madh, ku disa emra të njohur pritet të largohen nga “Parc des Princes”.

Renato Sanches do të transferohet te Panathinaikos në formë huazimi falas, duke u ribashkuar me trajnerin Rui Vitoria, pasi bisedimet me Trabzonspor dështuan për shkak të historisë së tij me lëndimet. Ndërkohë, Carlos Soler është në negociata me Ajaxin për një huazim me të drejtë blerjeje, teksa PSG nuk do të mbulojë pagën e tij – një qasje që e ndoqi edhe gjatë huazimit të tij te West Ham.

Marco Asensio ka arritur marrëveshje trevjeçare me Aston Villan për 12.9 milionë funte dhe do të rikthehet te klubi ku luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Portieri Arnau Tenas, fitues i medaljes së artë olimpike, po e shtyn transferimin drejt Villarrealit, me PSG-në që e vlerëson kartonin e tij 6 milionë euro, pasi ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Nga ana tjetër, i riu Ilyes Housni pritet t’i bashkohet Le Havre, ndërsa Randal Kolo Muani ka pranuar kalimin te Juventusi, por mbetet të shihet nëse bardhezinjtë do të përmbushin kërkesën e PSG-së prej 70 milionë eurosh.

Në fund, një tjetër emër i madh mund të largohet: Gianluigi Donnarumma, i cili sipas mediave angleze është në radarët e Manchester Cityt dhe mund të transferohet për 40 milionë funte, nëse Ederson largohet nga “Etihad”.

gigio donnarumma
gigio donnarumma