
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është pezulluar për një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.
Muriqi u ndëshkua me karton të kuq gjatë humbjes 3:0 të Mallorcas ndaj Barcelonës, në xhiron e parë të La Ligës të shtunën e kaluar.
Incidenti ndodhi kur Muriqi ngriti këmbën lart dhe goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia.
Fillimisht ai mori karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari vendosi ta përjashtojë direkt me të kuq.
Për pasojë, Muriqi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Mallorcas në kampionat ndaj Celta Vigos, por do të kthehet për duelin ndaj Realit më 30 gusht.