
Arsenali ka triumfuar 3:0 ndaj Athletic Bilbaos në finalen e Emirates Cup.
Në finalen e Emirates Cup, Arsenali po arritur fitore të lartë 3:0 ndaj Athletic Bilbaos. Dominimi i skuadrës londineze u konkretizua me golin e Viktor Gyökeres në minutën e 34-t dhe të Bukayo Saka katër minuta më vonë, kurse golin e tretë ka shënuar Kai Havertz në minutën e 82-të.
Sulmuesi suedez shënoi sot golin e tij të parë me fanellën e klubit të ri, në ndeshjen e tij të tretë. 27-vjeçari realizoi me kokë pas një asisti të Martin Zubimendi dhe e festoi golin në mënyrën e tij karakteristike.
🎥 Viktor Gyökeres FIRST goal for Arsenal!! 🦇🇸🇪 pic.twitter.com/Clsn5YGUxm
— DailyAFC (@DailyAFC) August 9, 2025
Viktor Gyokeres u transferua te Arsenali këtë verë nga Sporting CP për rreth 100 milionë euro, një rekord për klubin londinez. Sulmuesi suedez, i njohur për fuqinë fizike dhe instinktin për gol, shënoi 43 gola dhe dha 15 asistime sezonin e kaluar. Me të, Mikel Arteta synon të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv dhe të shtojë opsione vendimtare në sulm.