Dihen çiftet e çerekfinales në Kampionatin Botëror në Vaterpolo që po mbahet në Singapor

Vaterpolo në Singapur
Vaterpolo në Singapur

Në fazën e tetës së finales së Kampionatit Botëror në Vaterpolo, që po zhvillohen në kontinentin e Azisë, në Singapor, Greqia dhe Mal i Zi janë të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale pas triumfeve dhe dominimit të plotë në përballjet e tyre.

Greqia triumfoi ndaj Brazilit, duke e mposhtur me rezultat të pastër 17:5. Kampionët u dominuan që nga gjysma e parë, ku krijuan një avantazh prej 7-0. Kjo fitore i siguroi atyre një ndeshje me Italinë në çerekfinale.

Mal i Zi kishte një paraqitje impresionuese kundër Kanadasë në 1/8, duke triumfuar me rezultat të thellë 22:10. Filip Gardaševiç ishte heroi i ndeshjes me pesë gola, ndërsa kjo fitore i çon ata përballë Spanjës në çerekfinale.

vaterpolo në singapur
vaterpolo në singapur

Çerekfinalet e Kampionatit Botëror (e hënë, 20 korrik)

  • Italia – Greqia (ora 10:00)

  • Spanja – Mali i Zi (11:30)

  • SHBA – Serbia (13:10)

  • Kroacia – Hungaria (14:45)

Me përballje kaq të forta dhe skuadra të kalibrit kaq të lartë, faza çerekfinale premton emocione të mëdha dhe lojëra të nivelit më të lartë të mundëshm në sportin e vaterpollos, sporte më së shumti të popullarizuara në shtetet e Ballkanit por edhe përreth në Itali e Hungari.

Ndërsa, Greqia dhe Mali i Zi tashmë kanë dhënë një mesazh të qartë, që janë gati për të luftuar deri në fund për një vend në podium.