Dinamo City ndaj Jagiellonias, debuton Bernard Berisha

Dinamo City
Dinamo City

Pa Baton Zabërgjën, që kaloi te Metallisti në Ukrainë ditë më parë, Dynamo City e Ilir Dajës do ta luajë në Poloni kundër Jagiellonias, ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë luhet sonte nga ora 20:15, kurse e kthimit pas një jave në Tiranë.

Dinamo City i Tiranës e siguroi plya-offin e Ligës së Konferencës, duke e eliminuar në rrethin e tretë kualifikues skuadrën e madhe, Hajduk Split.

dinamo tirana
dinamo tirana

Daja është i detyruar që të bëjë sot disa ndryshime në formacion kundër Jagiellonias, në krahasim me ndeshjen me Hajdukun.

Bernard Berisha debuton sot ndaj polakëve, duke zëvendësuar Zabërgjan në sulm.