Donat Hasanaj bashkohet me KF Prishtina e Re

Donat Hasanaj
Donat Hasanaj

Donat Hasanaj, futbollist nga Shkolla e futbollit FC Prishtina, ka bërë karrierë nëpër disa klube vendore, duke nisur nga debutimi me skuadrën e parë të bardhekaltërve kryeqytetas

KF Prishtina e Re  ka njoftuar zyrtarisht aranzhimin më të ri, mbrojtësin e djathtë Donat Hasanaj, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës të Superligën e Kosovës nga Hajvalia.

26-vjeçari ka përvojë të mjafueshme në futbollin vendor, ndërsa së fundmi luajti për FC Suhareka në Superligë, ku ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit.

Pa dyshim, Hasanaj pritet të sjellë  konkurrencë në krahun e djathtë të mbrojtjes te skuadra e re debutuese e elitës së futbollit tonë, Prishtina e Re.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen