Drejtuesi i Interit e pranon: Djali më kritikoi për Jasharin që shkoi te Milani

#image_title

Transferimi i Ardon Jasharit shihet si një goditje e madhe e Milanit, madje edhe nga rivalët historikë të kuqezinjve.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka pranuar se Igli Tare ka bërë një lëvizje të shkëlqyer me afrimin e mesfushorit shqiptar.

Duke folur për disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, Ausilio ndau edhe një prapaskenë familjare që lidhet pikërisht me Jasharin.

ardon jashari
ardon jashari

“Fëmijët e mi? Julia ka marrë një rrugë krejt tjetër. Nicolo nuk ishte i mirë me këmbët, la futbollin, por ka shumë pasion; sheh një mijë ndeshje dhe studion lojtarët. Kur Jashari shkoi te Milani, më kritikoi. Më tha: ‘Ta kam këshilluar kur ishte te Luzern, e le të të ikte nga duart’. Është e vërtetë, por nuk është se mund t’i marrim ne të gjithë më të mirët”.

Ky rrëfim i Ausilios tregon jo vetëm vlerësimin e tij personal për mesfushorin e ri, por edhe faktin se transferimi i Jasharit ka bërë jehonë edhe në kampin e rivalëve.