Drita – Copenhagen, përleshje mes tifozëve në qendër të Prishtinës!

Përleshja Drita - Copenhaga
Përleshja Drita - Copenhaga

Sipas raportimeve të para, një përleshje mes tifozëve ka ndodhur në disa kafene në qendër të Prishtinës, pak para ndeshjes së kthimit mes Dritës dhe Copenhagenit që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja është pjesë e raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ku skuadra kampione e Kosovës synon të përmbysë disavantazhin 2:0 nga ndeshja e parë ndaj gjigantit danez.

Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku tifozët janë përleshur mes vete.

Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme,” ka deklaruar për Klankosova zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Interesim i ulët, Copenhagen: Do t’i kemi 100 tifozë në Prishtinë, Drita do të ketë 5000