Drita kërkon historinë në “Fadil Vokrri” – gjithçka e hapur ndaj Steauas

Drita
Drita

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me gjigantin rumun FCSB në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Evropës.

Pas paraqitjes së fortë në Bukuresht një javë më parë, ku gjilanasit kaluan në epërsi 0-2 por në fund u mposhtën 3-2, gjithçka mbetet e hapur për kualifikim.

Skuadra e Ardian Nuhiut është e motivuar për të shkruar histori dhe për të kaluar në “play-off”, ndërsa FCSB synon të mbrojë avantazhin minimal nga ndeshja e parë.

fcsb - drita 0-1
fcsb drita pamje nga ndeshja e parë

Drita merr një lajm pozitiv me rikthimin e sulmuesit Liridon Balaj pas suspendimit, ndërsa mungesa e vetme mbetet ajo e mbrojtësit kolumbian Juan Camilo Mesa.

Pritet një atmosferë elektrizuese nga tifozët “Intelektualët”, të cilët do të mbushin shkallët e stadiumit në përpjekje për ta shtyrë skuadrën drejt një fitoreje vendimtare.

fcsb- drita
fcsb- drita

Dueli nis nga ora 20:00 dhe premton emocion të madh për futbollin kosovar.