Drita përballë gjigantit danez – gati për sfidën historike në Ligën e Kampionëve

Drita
Drita

Klubi kampion i Kosovës, Drita, është gati të shkruajë një kapitull të ri historik në futbollin evropian, teksa për herë të parë merr pjesë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Gjilani do të përballet me një kundërshtar tepër të fortë – gjigantin danez Copenhagen, në një sfidë që zhvillohet sonte në stadiumin “Parken” në orën 19:00.

Danezët shihen si favoritë të padiskutueshëm për shkak të përvojës dhe kualitetit, por Drita ka shkuar në Kopenhagë me misionin për të luftuar deri në fund dhe për të surprizuar Evropën.

FC Drita

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku kampionët e Kosovës do të kenë mundësinë të kërkojnë një mrekulli para tifozëve të vet.