Drita publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Copenhagen!

Drita publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Copenhagen!
Drita

Drita ka njoftuar se prej sot do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e rundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League kundër kampionëve danezë të Copenhagen.

Biletat do të jenë në dispozicion fizikisht nga ora 18:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Ndërkohë, në ditën e ndeshjes, ato do të shiten edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në tri pika të shitjes të dedikuara për tifozët.

Çmimet e biletave janë si vijon:

  • Tribuna Veri – 3 euro

  • Tribuna Lindje – 5 euro

  • Tribuna Perëndim – 10 euro

  • VIP – 20 euro (përfshirë katering all inclusive)