Dy gjyqtarë nga Kosova në skenën evropiane – UEFA u beson ndeshje të rëndësishme në Conference League

Nuza dhe Bejtullahu

UEFA ka konfirmuar përzgjedhjen e dy gjyqtarëve kryesorë nga Kosova për ndeshjet e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ky është një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit që institucioni më i lartë i futbollit evropian ka për gjyqtarët kosovarë, që në garat evropiane gjykojnë ndeshjet në mënyrën e duhur.

Genc Nuza është caktuar të drejtojë takimin mes Žilina dhe Raków, që do të zhvillohet në stadiumin “MSK Žilina” në qytetin Zhilinë të Sllovakisë.

Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa Dardan Çaka do të jetë gjyqtar i katërt. Ndeshja do të luhet të enjten, më 31 korrik, me fillim nga ora 20:30.

fenc nuza me ndihmësit e tij

Në anën tjetër, Mervan Bejtullahu do të jetë në qendër të vëmendjes në përballjen mes Győri ETO dhe Pyunik, që zhvillohet në stadiumin “ETO Park” në qytetin Győr të Hungarisë.

Në këtë sfidë ai do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa Rrezart Hasanaj do të mbajë rolin e gjyqtarit të katërt. Kjo ndeshje do të nisë po ashtu të enjten, më 31 korrik, nga ora 19:00.

mervan bejtullai me ndihmësit e tij

Përzgjedhja e këtyre dy ekipeve gjyqtarësh është një arritje e madhe për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe një motivim shtesë për vazhdimin e ngritjes profesionale në arenën ndërkombëtare.