E kryer: Milani përforcohet me qendërsulmuesin Boniface nga Leverkusen!

Victor Boniface
Victor Boniface

Sulmuesi nigerian Victor Boniface është lojtar i AC Milan për sezonin e ri, njoftojnë mediat italiane.

Lojtari vjen me formë huazimi nga Bayer Leverkusen, me një vlerë prej 5 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin një klauzolë me opsion blerjeje prej 24 milionë eurosh.

Boniface, i cili ka spikatur në Bundesligë me golat dhe paraqitjet e tij dinamike, pritet të ofrojë shtysë të madhe në repartin ofensiv të Milanit, duke sjellë shpejtësi dhe fuqizim në sulm.

Milan synon me këtë huazim të forcojë skuadrën për garat në Serie A, ku synon minimalisht plasmanin në “top-4”.

Bayer Leverkusen, nga ana tjetër, ka negociuar me kujdes klauzolën e blerjes, duke siguruar mundësinë për një transferim të përhershëm nëse Boniface bind në Serie A dhe tregon formën e tij të lartë me fanellën e Milanit.