
Ëndrra europiane e Egnatias për këtë sezon përfundoi pas një ndeshjeje dramatike ndaj Olimpisë së Ljubljanës, e cila u mbyll me rezultatin 4-2 për mysafirët pas kohës shtesë. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga turi i tretë i Ligës së Konferencës, pavarësisht përpjekjeve dhe dy golave të Lushkjes.
Pas barazimit pa gola në sfidën e parë në Slloveni, Egnatia hyri në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin. Starti ishte i vrullshëm, me katër gola të realizuar brenda 8 minutave të para, por vetëm një u pranua – ai i Lushkjes në minutën e 6-të. Dy të tjerë u anuluan për pozicion jashtë loje.
Olimpija reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 32-të me Jelenkoviç, duke e mbyllur pjesën e parë në ekuilibër.
Në pjesën e dytë, Marin shënoi për mysfirët në minutën e 79-të, ndërsa situata e Egnatias u komplikua pas daljes me karton të kuq të Jahajës (dy të verdha). Megjithatë, Lushkja riktheu shpresat në minutën e 86-të, duke çuar takimin në kohën shtesë.
Por aty, Olimpija tregoi forcë dhe freski. Zëvendësuesit Durdov (99’) dhe Blanko (107’) vulosën suksesin e skuadrës sllovene, që siguroi kualifikimin me shifrat 4-2 në total.