Egnatia e Rrogozhinës është këndedhur nga eliminimi i turpshëm në Champions, duke marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj skuadrës më të madhe bjelloruse të Dinamo Minsk, në një sfidë të zhvilluar në fushë neutrale. ndërkohë skuadra shqiptare e Tuzit, Deçiqi, ka pësuar një disfatë të rëndë 0-2 në fushën e saj ndaj Rapid Vienës.

Regi Lushkja zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, ndërsa Soumaila Bakayoko vulosi suksesin me golin e dytë në minutën e 88-të, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës shqiptare për ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.
Ndërkohë, skuadra shqiptare e Tuzit, Deçiqi, ka pësuar kundër Rapid Vienës, duke vështirësuar ndjeshëm shanset për kualifikim. Austriakët shënuan që në pjesën e parë përmes Jannes Horn (16′) dhe një penalltie të realizuar nga Matthias Seidl (40′).
Për Egnatian gjithçka duket e hapur dhe premtuese, ndërsa për Deçiqin misioni në ndeshjen e kthimit është pothuajse i pamundur.
