Egnatia pëson humbje të thellë në Islandë, tifozët revoltohen, heshtje e klubit në rrjetet sociale, nuk poston as rezultatin

Egnatia pëson humbje të thellë në Islandë, tifozët revoltohen, heshtje e klubit në rrjetet sociale, nuk poston as rezultatin
Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, KF Egnatia, u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë ndaj skuadrës islandeze Breidablik. Klubi nuk ka publikuar asnjë lajm apo njoftim lidhur me këtë rezultat në faqen e tij zyrtare në Facebook, përcjellë Kërkaçki.

Postimi i fundit në faqen e Egnatias kishte qenë vetëm për prezantimin e skuadrës para ndeshjes, ndërsa mungesa e informacionit për rezultatin dhe vetë rezultatin, ka nxitur një valë reagimesh të ashpra dhe zhgënjimi mes tifozëve.

Në të njëjtin postim, mbi 155 komentues shprehen me ironi, revoltë dhe kritika të ashpra ndaj skuadrës dhe menaxhimit të saj.

“Admin, na e trego rezultatin hahahaha,” shkruan Klaus me shaka, ndërsa një tjetër komentues shprehet më ashpër: “Ekip legena. Do të luanin këta në Champions League? Të kishin lënë Dinamon ishte më mirë. Dinamo kishte lojtarë më cilësorë. Ekip koti”, ishte sygjerimi i tjetrit.

 Egnatia
Breidablik – Egnatia 5-0

Një tjetër koment me ironi thekson: “Nderuat veten dhe futbollin shqiptar.”

Disa nga komentuesit krahasojnë performancën e Egnatias me atë të skuadrës së Dritës nga Kosova, duke theksuar mungesën e përkushtimit në kampionatin shqiptar. “Mu kënaq duke parë Dritën e Kosovës, luajnë me shpirt. Kampionati shqiptar ka marrë fund, nuk jemi të zotët të vrapojmë në fushë, e jo më të shënojmë,” shprehet një tifoz tjetër.

Ndërkohë, një përdorues me emrin Jeno, duke analizuar humbjen, shkruan: “Është për të ardhur keq kur shikon kampionët të shpartallohen në këtë mënyrë nga një skuadër e nivelit amator. Për të tretin vit radhazi, Egnatia nuk kalon dot një tur, edhe pse shorti ka qenë bujar me ta.” Ky koment ka nxitur një debat të gjatë, me shumë komentues tjerë, ndërsa përdoruesi me emrin Ermel e kundërshton fuqishëm, “Kush tha që shorti ka qenë bujar, ti apo ata analistët që shiten për 200-300 mijë? Thuaj një ekip shqiptar që ka eliminuar një ekip islandez që nga viti 1972 deri në 2025. Mos u merrni me analizat tona, sepse nuk kuptoni futbollin. A nuk e shihni kush bën analizat në Shqipëri? Alesia Bami me shoqet e saj… S’mund të gjesh një ekip shqiptar që ka eliminuar një islandez në 45 vitet e fundit. Nuk po mbroj Egnatian, por kjo është e vërteta.”

Eliminimi me rezultat të thellë ka ndezur tifozët në një debat të fortë në rrjetet sociale, duke reflektuar vështirësitë që po kalon Egnatia në sfidat europiane dhe pakënaqësinë e madhe të tifozëve të saj.

Egnatia
Screenshot: Komentet në Egnatia/facebook

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert