
Sulmuesi i talentuar 17 vjeç, Haris Isufi, është marrë vesh me skuadrën e tij të re, SC Gjilani. Pritet shumë shpejtë edhe konfirmimi zyrtar i palëve.
Nga burime të sigurta të Kërlaçkit, mësojmë se sulmuesi i talentuar 17-vjeçar që tregoi potencialin e tij të vërtetë me 2 Korrikun, sidomos në UEFA Youth League, ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së Superligës tonë, SC Gjilani. Mësohet po ashtu se edhe Prishtina ka qenë njëra ndër skuadra e interesuara për talentin e pakrahasuar të djalit të ish-bomberit të FC Prishtina, Sheremet Isufi.
