
Endrit Baholli (25), futbollist i Prishtinës së Re, e cila ndodhet në fazën përgatitore në Bullgari, ka shkëlqyer duke shënuar dy gola në miqësore kundër Gjilanit të favorizuar.
Mesfushori ofenzivë, i cili më parë ka veshur fanellën e Prishtinës dhe nga ku ishte i huazuar në Fushë Kosovë dhe 2 Korrik, dhe më pastaj edhe në Prishtinën e Re, ka shkëlqyer në ndeshjen e lartëpërmendur të zvhilluar para dy ditësh, kur skuadra e promovuar në elitën e futbollit tonë, ka dërrmuar plotësisht rivalët e Gjilanit, 5-0.
Nga pesë golat e shënuar, dy prej tyne ka realizuar mesfushori, Baholli.
Baholli deri më tani ka regjistruar vetëm 10-paraqitje në Superligë, me Prishtinën dhe Fushë Kosovë.
Tani me skuadrën debutuese mund të ketë rastin ideal të i tregoj vlerat e tij të vërteta.
Dy golat e Endrit Bahollit kundër Gjilanit