Ermir Lenjani paraqitet në Ligën e tretë – kundërshtar me skuadrën e pronarit shqiptar

Ermir Lenjani
Ermir Lenjani

Sot nisi sezoni i ri i Promotion League (kategoria e tretë në strukturën e futbollit zviceran), ku një përballje interesante ishte ajo mes FC Schaffhausen, në radhët e saj me yllin shqiptar Emir Lenjani, dhe FC Kreuzlingen, një klub me pronar shqiptar, Bujar Emini.

Shiko pamjet nga ndeshja, FC Kreuzlingen – FC Schaffhausen

Emir Lenjani, lindur më 5 gusht 1989 në Prishtinë,  aktualisht vesh fanellën e FC Schaffhausen, me 31 paraqitje deri më 1 korrik 2025 dhe vlerësim mesatar. Ka një karrierë të pasur me 382 paraqitje dhe 47 gola në klubet ku ka luajtur, përfshirë edhe FC Winterthur, St. Gallen, Sion, Grasshoppers dhe Rennes/Nantes në Francë.

Ermir Lenjani ka luajtur 44 ndeshje zyrtare (FIFA) për Kombëtaren e Shqipërisë, ku ka shënuar 5 gola, në periudhën 2013–2022.

bujar emini
bujar emini

Ndërsa, Bujar Emini është aktualisht president dhe pronar i klubit FC Kreuzlingen, i cili po debuton në Promotion League këtë sezonAi është gjithashtu themelues dhe udhëheqës i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe administrimit të pasurive të patundshme, BEMIX Immobilien AG, e themeluar në vitin 2023 dhe e vendosur në Kreuzlingen.

Klubi i tij ka përparuar rishtaz nga liga e katërt dhe po zhvillon një projekt afatgjatë që synon të bëjë pjesë të rëndësishme komunitetin shqiptar në sportin zviceran.