Eurobasket 2025, parashikohet të jetë një ndër më cilësorët në histori të Kampionatit Evropian

Yjet e EuroBasket 2025
Yjet e EuroBasket 2025

Kampionati Evropian i Basketbollit Eurobasket 2025, që do të mbahet këtë verë, parashikohet të jetë një ndër më cilësorët në histori – falë pranisë të një sërë yjesh të vërtetë nga NBA.

Greqia do të udhëhiqet nga Janis Adetokumbo, dy herë MVP i NBA-së dhe një nga basketbollistët më dominues të kohëve të sotme, ndërsa Sllovenia do të mund të llogarisë sërish në superyllin Luka Donqiç. Në krye të kësaj liste elitare ndodhet edhe Nikola Jokiç, lojtari më i vlefshëm i NBA-së për tre sezone dhe ylli i Denver Nuggets, i cili së bashku me Bogdan Bogdanoviçin.

Në radhët e Turqisë, figura kryesore do të jetë Alperen Shengun, qendra e re që pati një sezon të jashtëzakonshëm në NBA, ndërsa Izraeli mbështetet te Deni Avdija, i cili sezonin e kaluar tregoi përparim të madh dhe potencial për të qenë lideri i skuadrës.

Gjermania vjen me ambicie kampionësh, e drejtuar nga dyshja e NBA-së – Franz Wagner dhe Dennis Schroder, ndërsa Finlanda përfaqësohet nga fuqiploti Lauri Markkanen i Utah Jazz.

Letonia, që la mbresa në Kampionatin Botëror të fundit, tani përforcohet më tej me rikthimin e Kristaps Porzingis, i cili ka tejkaluar problemet shëndetësore është dhe gati për të shkëlqyer me fanellën e përfaqësueses së tij.

Eurobasket 2025 pritet të jetë një arenë ku do të përplasen jo vetëm kombëtaret, por edhe yjet e NBA-së – një turne që çdo adhurues basketbolli nuk duhet ta humbasë.

EuroBasket 2025, kampionati  i basketbollit europian do të zhvillohet nga 27 gusht deri më 14 shtator 2025