
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
FBK shpreh shqetësim të thellë për ofendimet e rënda të drejtuara ndaj shqiptarëve gjatë kësaj ndeshjeje, duke theksuar se sjellje të tilla janë në kundërshtim me vlerat sportive dhe njerëzore, dhe nuk kanë vend në ambientet sportive.
“Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit, e jo ndarjes dhe urrejtjes,” thuhet në reagimin e FBK-së.
u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa ndaj personave përgjegjës për këto sjellje të pahijshme.
Federata e Basketbollit të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e urrejtjes dhe kërkon që sporti të mbetet një platformë e respektit dhe barazisë.