
FC Prishtina përballet me sfidë të madhe në UEFA Europa League, kundërshtari moldav në formë të jashtëzakonshme
FC Prishtina nuk pati fat në shortin e UEFA Europa League, pasi përballë saj ra kampioni i shumëfishtë i Moldavisë, skuadër që po kalon një formë tepër impresive. Nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit moldav, përfshirë edhe atë ndërkombëtare ndaj Prishtinës, ekipi ka regjistruar vetëm fitore.
Në këto pesë përballje, skuadra moldave ka shënuar plot 16 gola, duke pranuar vetëm 2, ndërsa ka arritur rezultate bindëse.
Në javën e tretë, në derbin kundër kampionëve aktualë të Milsamit, kanë triumfuar si mysafirë me rezultat 2-1. Ndërkohë, në dy javët e para kanë fituar thellë ndaj Politehnicës (0-4) dhe Spartanii (5-1). Fitore e thellë është regjistruar edhe ndaj Prishtinës, me rezultat 4-0, kurse mbrëmë, ekipi moldav arriti edhe fitoren e pestë rresht, duke mposhtur në përballjen vendase Balti-n me rezultat 1-0, falë golit të futbollistit shqiptar të transferuar së fundmi, Amarildo Gjoni.
Sulmuesi 25-vjeçar, i transferuar nga Elbasani, ka lënë gjurmë të rëndësishme në këtë fillim sezoni, me 3 gola dhe 1 asistim në 3 ndeshje. Në formë të mirë është edhe nigeriani Elijah Olaniyi Odede, që gjithashtu ka shënuar 3 gola në po kaq ndeshje.
Ndërsa, kapiteni i skuadrës po kalon një formë të shkëlqyer, me 4 gola në 4 ndeshje, përfshirë edhe het-trikun e realizuar në sfidën ndaj Prishtinës.
Kjo situatë tregon përballjen e vështirë që e pret FC Prishtinën në ndeshjen kthyese, ku më mirë do të ishte të mbante përqendrimin dhe larg largimeve për përballjen në raundin e dytë në Conference League kundër fituesit të ndeshjes, Larne (Irlandë e Veriut) – Auda (Letoni) 0-0.
