FC Prishtina sot pas katër vitesh sërish në Evropë

FC Prishtina
FC Prishtina

FC Prishtina, megjithëse klubi më i madh në Kosovë, ka katër vite pa e provuar aromën e Evropës. Lufta me FFK-në, moslicencimi, problemet financiare, gabimet brenda klubit, gabime në ekip, e shumë gjëra tjera e kishin penalizuar skuadrën e cila kishte startuar mjaft mirë në Evropë dhe po i sillte Kosovës pikë të nevojshme të koeficientit, analizon Kërlaçki.

Ndërsa, tani udhëheq bindshëm Ballkani me 9.500 pikë e ndjekur nga Drita me 8.500. FC Prishtinën e ka shpëtuar fakti i koeficientit të mjaftushëm për të katapultuar në UEFA Europa League, e cila të jep dy mundësi garimi, nëse eliminohet aty, vazhdon në Conference League. Katër ndeshje nuk janë pak, plus shumë buxhet nga këto përballje, ato që më së shumti i duhen FC Prishtina, janë mjetet financiare. Truri dhe mendtë e udhëheqjes së klubit, e shohim deri sa larg shkon skuadra. Por, megjithëse skuadra nuk ka shumë publik në stadium, e tërë vëmendja e qytetit dhe vendit është te Prishtina.

Historia e Prishtinës në Evropë

Skuadra dominante e futbollit të Kosovës, që nga mëvetësimi i futbollit në ara, e deri pak para pranimit, kishte dështuar e tëra në momentin e ndërkombëtarizimit.

Viti 2016 e gjeti në luftë për ekzistencë dhe luftë të ashpër ndërmjet aksionarëve, megjithatë kishte fituar Kupën, dhe kishte pranuar të hollat e UEFA-së edhe pse nuk kishte licencuar skuadrën për pjesëmarrje.

Viti 2017, skuadrën e gjeti me emra të mëdhenj, Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmed Januzi iu kishin bashkuar një ekipi të rinjësh të talentuar. Por, sërish dështim, gabime në emërime të trajnerëve, skuadrës i kishte kushtuar aq shumë sa varej nga ekipe tjera, që nëpërmjet moslicentimit të tyre, të përfitonin bardhekaltrit nga vendi i dytë.

Paraqitja e parë në Evropë katastrofale

FC Prishtina e ekzaltuar kishte udhëtuar në Norrkoping të Suedisë, te skuadra kult suedeze dhe e cila deri atëkohë nuk kishte marrë pjesë për vite me radhë në Evropë.

Prishtina e dominoi kundërshtarin në minutat e parë, por s’ishte në të vërtet ajo Prishtinë. Kjo Prishtinë nuk sulmonte dhe nuk “çaraveshej”. Shpejtë erdhi dënimi. Nga minuta e 10-të deri te 40-të, 5:0!

Pjesa e dytë u luajt sa për t’u mbyllur ndeshja e cila mbetët bindshëm më e vizituara nga ndonjë publik shqiptar i Kosovës si mysafire.

Prononcimi i kryeterajnerit Arsim Thaçi para ndeshjes së sotme me Sheriff Tiraspol

 

Kryetrajneri Arsim Thaçi, ka fatin që sërish të udhëheq skuadrën, a thua të jetë mbushur mend të ketë mësuar gjatë gjithë këtyre viteve? Shpresojmë po, besojmë po. Megjithëse Sheriff Tiraspol është tjetër nivel, por edhe Ferencvarosh ishte tjetër nivel në vitin 2021, bardhekaltrit shpëtuan më lehtë, ani pse edhe aty kishte gabime, sidomos në ndeshjen e parë në Budapest ku skuadra mund të merrte rezultat shumë më të favorshëm.

Ndeshja kthyese u pati zhvilluar sa për të thënë. Futbollistët nuk u patën paraqitë as në dreken para lojës. Bojkot! Kërkonin premiat. E paparë, ekipi rrezikonte të mos dilte në fushë. Pastaj pasoi lëndimi i rëndë i talentit Zyba, potencon Kërlaçki.

Vazhdimësia përfekte

Përfekte? Thoni ju. Skuadra kishte kaluar ndeshjet paraeliminatore në Elbasan me kampionët e San Marinos dhe Andorrës (2:0 të dy ndeshjet), kaloi Ferencvaroshi. U mposhtë bindshëm Connah’s Quay Nomads, 4-1. Ndërsa, në udhëtim përpak eliminimi, 4-2 për vendasit. Kryetrajneri Ramadani mbahej mirë, sidomos pas fitores së jashtëtakonshme ndaj Bodos së Norvegjisë që atë vit katapultoi deri në fund të garës. Humbja dhe rënia nga gara në Norvegji s’ishte tragjike. Por, rrënimi ndodhi pastaj. Klubi shkërmoçët nga borxhet e mëdha ndaj lojtarëve, të cilët shumica nuk ia vlenin për kontratat që ishin angazhuar. Ikën përgjegjësit. Mbeti klubi pa kuadra. Dhe, mezi shpëtoi rënies në ndeshjen e fundit nga “mirësia” e Llapit në Podujevë!

fc prishtina
fc prishtina oto john

Nuk kishte më Evropë

Ishte kjo paraqitja e fundit e skuadrës në Evropë. Deri sot kur në Moldavi, kjo gjeneratë, me vetëm kapitenin Kryeziun nga kjo katrahurë e së kaluarës. Skuadra duhet të nisë me këmbë të mbarë, të paktëm që ta ngjallë shpresën. Pastaj le të synohet rezultati, që realisht është i vështirë, por jo e pamundshme. Me mend në kokë, ama.

Ndeshjet nga 2017

2017–18 UEFA Europa League

Raundi i parë kualifikues (1Q) kundër Norrköping (Suedi), 5:0, 0:1 / 0:6 

Humbja më e rëndë e skuadrës në Evropë


fc prishtina
fc prishtina meriton korenica

2018–19 UEFA Europa League

Raundi preliminar (PR) kundër Europa FC (Gjibraltar): 1:1, 5:0 / 6:1

Fitorja më e thellë e skuadrës. Goli i parë i shënuar në Evropë nga FC Prishtina, shënues Meriton Korenica nga gjuajtja e lirë në Gjibraltar.

Raundi i parë kualifikues (1Q) kundër Fola Esch (Luksemburg): 0:0, 0:0 (4:5)

Prishtina ishte skuadër bindshëm më e mirë se kundërshtari. Nëse i mbetët peng klubit ndonjë garë, ishte ky vit. Nuk kishte fat, ekipi ishte, futbollistët kishin krijuar kosturin e ekipit, financat ishin stabilizuar pak a shumë. Por, ky eliminim nuk e këndelli kurrë më klubin. Të paktën udhëheqjen e atëhershme të klubit.


2019–20 UEFA Europa League

Raundi preliminar kundër St Joseph’s (Gjibraltar): 1:1 / 0:2

Eliminim katastrofal. I turpshëm. Skuadra kishte vështirësi financiare. Mendohej që do të takoheshin me Rangers të Skocisë të prirë nga legjenda e Liverpool, Steven Gerrard.


2020–21 UEFA Europa League

Raundi preliminar kundër Lincoln Red Imps (Gjibraltar): 0:3 rezultat zyrtar.

Kohë epidemie. Klubi kishte menaxhuar katastrofalisht ekipin. Ishte infektuar i tërë ekipi. Rregullat strikt të epidemisë sanksionuan skuadrën, me gjithë dy udhëtime në ishullin e vogël mesdhetar.


2021–22 UEFA Champions League

Raundi preliminar (PR) kundër Folgore (San Marino): 2:0

Raundi preliminar kundër Inter d’Escaldes (Andorra): 2:0

Viti më i mirë në Evropë u nisë mirë që në Elbasan, ku kishte marrë përsipër të organizonte garën. Edhe pse në masa strikte dhe pa publik, klubi e pati shijuar kualifikim tutje për herë të dytë në histori të klubit.


UEFA Europa Conference League 2021–22

Raundi i dytë (2Q) kundër Connah’s Quay Nomads (Uells): 4:1, 2:4 / 6:5

Raundi i tretë (3Q) kundër Bodø/Glimt (Norvegji): 1:0, 0:2 / 1:2

Realisht ishte arritur maksimumi. Por, rezultatet labile, sidomos me ueallsianët, ishte uverturë që skuadrës nuk do t’i ecte gjatë në kampionatin vendor.