FIBA Europe Cup: Short i vështirë për Bashkimin e Prizrenit

Bashkimi
Bashkimi

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, mësoi të mërkurën kundërshtarin në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Klubi prizrenas do të përballet me skuadrën e fuqishme polake, Anwil Wloclawek.

Pas dy ndeshjeve, ekipi më i suksesshëm do të kualifikohet në fazën grupore.

Ndeshja e parë zhvillohet më 24 shtator në Prizren, ndërsa ndeshja e kthimit më 1 tetor në Wloclawek, Poloni.

Anwil është një nga skuadrat më të mëdha polake, me përvojë të gjatë në garat evropiane.

bashkimi
bashkimi