FIBA ka publikuar favoritët për EuroBasket 2025

Adis Beçiroviç
Adis Beçiroviç

FIBA, organizata ndërkombëtare e basketbollit, ka publikuar renditjen e saj të skuadrave pjesëmarrëse në Eurobasket, duke i renditur nga favoritët kryesorë për titullin deri te ekipet me më pak gjasa për sukses.

Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës, e prirë nga trajneri i KB Trepça Adis Beçiragiç, do të zhvillojë fazën e parë të turneut në Qipro, me shpresën se do të shkojë përtej fazës së grupeve. FIBA e ka vlerësuar pozitivisht përgatitjen dhe përbërjen e ekipit të trajnerit të Trepçës dhe njëkohësisht selektorin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Adis Beçiragiç, duke e renditur në vendin e 13-të në listën e “power rankings”.

“U kemi dhënë një ngritje prej një pozite, pasi kanë treguar se janë ekip i mirë në kualifikime. Tani kanë shtuar edhe më shumë lartësi dhe muskuj në përbërje, me Jusuf Nurkiç si lider të padiskutueshëm. Teknikisht, mund të luajnë me Xavier Castaneda dhe 11 lojtarë të tjerë që janë mbi dy metra të gjatë. Lartësia ka rëndësi”, lajmërojnë mediat boshnjake, për vlerësimin e FIBA-s, përcjellë Kërlaçki.

Sidoqoftë, në krye të listës ndodhen fqinjët tanë verior Serbia, e cila nis garën me përbërje shumë të fuqishme. Por, nuk do ta kenë aspak lehtë, pas saj vijnë menjëherë Gjermania dhe Franca në vendet dy dhe tre, të ndjekura nga Turqia, Letonia, Greqia dhe Sllovenia – kjo e fundit vetëm në vendin e shtatë, ndonëse drejtohet nga superylli Luka Donçiq dhe të cilët nga shumëkush pritet të jenë befasia e kampionatit.

Pjesë e dhjetëshes së parë janë edhe Spanja (8), Lituania (9) dhe Finlanda (10).