
Floriana FC, një nga klubet më të vjetër dhe më të lavdishëm në historinë e futbollit maltez, po shkëlqen në arenën europiane. E themeluar në vitin 1894 dhe me një histori prej 26 titujsh kampionati dhe 21 Kupa të Maltës, skuadra me ngjyrat e bardha dhe të gjelbra ka kaluar në mënyrë dramatike rrethin e dytë të kualifikimeve në UEFA Europa Conference League. Ballkani – Floriana nis nga ora 20:30 ndërsa transmetohet nga RTK..
Nën drejtimin e trajnerit të ri portugez, Daniel Portela (57), që mori përsipër skuadrën në fillim të qershorit, Floriana tregoi karakter dhe përmbysi një disavantazh 2–0 në Uells ndaj Haverfordwest County, duke fituar 3–2 falë golave të Lonardelli, Jake Grech (penallti) dhe të ardhurit të ri Charles M’Mombwa. Me këtë fitore, pas suksesit 2–1 në ndeshjen e parë, ata u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 5–3.
Në radhët e skuadrës spikasin emrat e Jake Grech, Dunstan Vella dhe Carlo Zammit Lonardelli – të tre me vlerësim tregu prej 350 mijë euro, ndërsa Floriana ka bërë disa përforcime të rëndësishme këtë verë, duke përfshirë Glisovic dhe M’Mombwa, por edhe larguar lojtarë si Sasere, García, Kouros dhe El Hasni.
Pamje nga seanca stërvitore
https://www.facebook.com/share/r/1JMeUCQHW6/
Skuadra më e trofeshme e Maltës
Floriana FC, një nga klubet më të vjetra dhe trofeshme të futbollit maltez (26 tituj kampionati dhe 21 kupa), ka udhëtuar në Kosovë për të sfiduar Ballkanin në rrethin e tretë të UEFA Europa Conference League. Nën drejtimin e portugezit Daniel Portela, skuadra vjen pas një përmbysjeje dramatike ndaj Haverfordwest – një sinjal se Floriana ka ambicie reale për të kaluar edhe këtë barrierë dhe për të kulmuar në arenën europiane këtë sezon.
Ambiciet e klubit
Trajneri Portela ka deklaruar më parë se skuadra duhet të vazhdojë me të njëjtin besim dhe mentalitet luftarak që tregoi në Uells, duke e parë sfidën me Ballkanin si një hap vendimtar drejt historisë. Për Floriana-t, këto ndeshje nuk janë vetëm test për cilësinë, por edhe mundësi për konfirmim ndërkombëtar, duke mbështetur në skuadrën e rinovuar, mesfushorët e rinj si M’Mombwa e Glisovic, dhe liderët si Lonardelli, Grech e kapiteni Vella.