Florjan Smakiqi zyrtarizohet te Prishtina e Re

#image_title

Portieri me përvojë, Florjan Smakiqi, është zyrtarisht pjesë e skuadrës së re të Superligës së Kosovës, Prishtina e Re.

Klubi njoftoi të mërkurën transferimin e tij, pasi 26-vjeçari u largua pak javë më parë nga Drita e Gjilanit.

Smakiqi ka një karrierë të konsoliduar në futbollin vendor, me përvojë te Feronikeli dhe Drita, ku me të dyja skuadrat ka fituar nga një titull kampioni. Ai pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit në sezonin e parë elitar për Prishtinën e Re.

Klubi i ri vazhdon të jetë aktiv. Të martën, u prezantua edhe Ergyn Ahmeti, mesfushori me përvojë që më parë ka luajtur për Llapin. Përforcime të tjera të konfirmuara janë Drilon Fazliu (nga Vushtrria) dhe Aron Babaj (nga Trepça).

Prishtina e Re po ndërton skuadër konkurruese për sfidat që e presin në edicionin 2025/26 në Superligë.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen

E-Mail Adresse wird nicht veröffentlicht.