Formacioni zyrtar i Malishevës: Ja zgjedhjet e Bekim Isufit për sfidën ndaj Vikingurit!

Malisheva
Malisheva

Skuadra e Malishevës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit ndaj Vikingurit në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League.

Takimi luhet sonte në Reykjavik, ku islandezët mbajnë epërsinë 1-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi synon përmbysjen e rezultatit për të kaluar në raundin tjetër.

Formacioni zyrtar i Malishevës:

Avdyli – Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu – Vitia, Ndjigi, Brruti, Aliu, Xhylani – Bishi.

Ndeshja fillon prej orës 20:45.

formacioni zyrtar i malishevës
formacioni zyrtar i malishevës