Franco Morbidelli pëson aksident të tmerrshëm

Franco Morbidelli
Franco Morbidelli

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë sprint-garës së MotoGP në Sachsenring, ku piloti italian i VR46, Franco Morbidelli, pësoi një rënie dramatike me shpejtësi të lartë në kthesën e 8, informojnë mediet ndërkombëtare, përcjellë Kërlaçki.

franco morbidelli
franco morbidelli

Motori i tij u shkatërrua plotësisht, ndërsa ai kaloi disa herë mbi asfalt, duke goditur kokën disa herë. Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e pilotëve, veçanërisht për shkak të historikut të Morbidellit me lëndime të kokës.

Menjëherë pas aksidentit, Morbidelli mori ndihmën e shpejtë mjekësore dhe u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë, gara vazhdoi dhe Mark Marquez fitoi sprint-garën, duke kaluar Marco Bezzecchin në xhiron e fundit. Ky triumf ishte i veçantë për Marquez, pasi ishte fitorja e tij e parë në këtë pistë pas katër vitesh.

Aktualisht, nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të Morbidelli-t, por ky aksident ka tronditur botën e MotoGP dhe ka nxitur diskutime të mëdha mbi sigurinë në pistë.