Futsalli në pushim, por FC Prishtina 01 mendjen te kualifikueset e „Championsit“

FC Prishtina 01

Futsalli në Kosovë momentalisht është në pushim të merituar, por FC Prishtina 01, tre herë kampion i Kosovës në futsall, dhe pronari i saj, Bledion Bryma, po mendojnë se si të përgatiten për një tjetër paraqitje në garën më prestigjioze evropiane për klube, UEFA Futsal Champions League. Skuadra do të nisë aventurën në Main Raund, duke filluar nga muaji tetor duke qenë së basha me ekipet elitare të futsallit në Evropë.

Si përfaqësuese e Kosovës, Prishtina 01 do të përballet me klube nga vendet me koeficient të ngjashëm, në „Path A“.

Rivalët dhe orari i ndeshjeve pritet të përcaktohen gjatë shortit zyrtar të UEFA-s.

Me një histori suksesi në nivel kombëtar, FC Prishtina 01 synon të lërë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën me krenari.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen

E-Mail Adresse wird nicht veröffentlicht.