Gjilani nis përgatitjet me katër përforcime cilësore

Transferimet e reja përforcojnë kuqebardhët me përvojë dhe tituj

Skuadra kuqebardhë ka njoftuar ardhjen e disa përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm, duke siguruar futbollistë me përvojë dhe të cilët pritet të rrisin cilësinë dhe ambiciet e ekipit për suksesin e munguar. Ndërsa sot zyrtarisht kanë nisur edhe fazën përgatitore në fushën ndihmëse të Gjilanit.

Lorik Boshnjaku

Lorik Boshnjaku, një emër tashmë i njohur për futbollin kosovar, mefushori defansiv iu është bashkuar ekipit të kuq pas një karriere të suksesshme me Prishtinën dhe Vllazninë e Shkodrës. Gjatë periudhës së tij me këto klube, Boshnjaku ka fituar çdo trofe të mundshëm në futbollin kosovar, sidomos me FC Prishtina, deri sa ishte edhe kapiten i saj. Në sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Suharekës, e cila megjithatë vetëm pas një viti humbi statusin në Superligë. Ndërsa jozyrtarisht, Boshnjaku kishte ofertë nga FC Prishtina, e cila nuk kishte ofertuar aq sa ofertoi skuadra e kuqe nga Anamorava.

Mevlan Adili 

Mbrojtësi 31-vjeçar nga Shkupi në Gjilan është transferuar nga  radhët e Shkëndisë së Tetovës, ku ka fituar trofe, ndërsa më parë ka qenë pjesë e klubeve si Shkupi, Vllaznia e Shkodrës dhe Bylisi i Ballshit në Shqipëri.

Përvoja ndërkombëtare e Adilit përfshin angazhime me ekipe si Uta Rad në Rumani, Zhalgiris Vilnius në Lituani dhe SKA Khabarovsk në Rusi, duke sjellë forcë të pamohueshme te skuadra e prirë nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiji.

Besart Krivanjeva 

29-vjeçari Besart Krivanjeva, kampion i dyfishtë me ekipin e Strugës në Maqedoninë e Veriut, u rikthye në Gjilan për aventurën e tij të dytë. Me eksperienca te klube si Shkupi, Metalurg dhe Egnatia, Krivanjeva, qendërmbrojtësi ka dëshmuar vazhdimisht cilësinë e tij.

Në periudhën e tij të parë me ekipin kuqebardhë, Krivanjeva regjistroi një sezon që mbahet mend te gjilanasit.

Mehdi Çoba 

Mehdi Çoba, 25-vjeçari nga Shkodra, me shpejtësinë dhe kreativitetin e tij në sulm, mesiguri duhet qenë analizë e mirëfillt e shtabit teknik. Formuar në akademinë e Vllaznisë, Çoba ka ndihmuar ekipin e tij shkodran të fitojë dy herë Kupën e Shqipërisë.

Si ish-reprezentues i Kombëtares Shqiptare U-21, Çoba ka edhe përvojë ndërkombëtare  e që sivjet do t’i mungojë kjo aventurë me gjilanasit.

Ambicie më reale për SC Gjilani

Këto transferime shprehin ambicien e kuqebardhëve për të qenë konkurrues në të dy frontet që qesin në Evropë, tani më realisht se sa pretendimet e dy viteteve të fundit. Sidomos është për t’u lavdëruar nënshkrimi kontraktuale për dy vite, që do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në cakun që ka skuadra.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen

E-Mail Adresse wird nicht veröffentlicht.