Gjilani pret sot Ballkanin: Test i fortë për fillim sezoni!

Gjilani Ballkani
Gjilani Ballkani

Sot përmbyllet xhiroja e parë në edicionin 2025/2026 të Albi Mall Superligës së Kosovës, i cili ka nisur zyrtarisht të dielën.

Sezoni i ri startoi me katër ndeshje. Prishtina arriti një fitore të ngushtë 3-2 në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndërsa Prishtina e Re shkëlqeu me një triumf bindës 4-0 kundër Malishevës, gjithashtu si mysafire.

Takimi mes Drenicës dhe Llapit i zhvilluar në Skenderaj përfundoi pa gola (0-0), ndërkohë që Ferizaj befasoi Dritën me një fitore minimale 1-0.

Xhiroja e parë do të mbyllet sot me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e cila fillon në 16:30.

Gjilani ka qenë ndër klubet më aktive gjatë afatit kalimtar veror dhe pret një nisje pozitive të kampionatit.

Në anën tjetër, Ballkani synon të lë pas zhgënjimin nga disfata 4:0 ndaj Shamrock Rovers në Evropë.

Nuhiu i vë në shënjestër Ballkanin: Kemi besim, energji dhe jemi gati!