Gjyqtari Mervan Bejtullahu “fal” kartonin e kuq – nuk e përjashton lojtarin pas dy të verdhëve

Mervan Bejtuallahu

Një episod i pazakontë dhe i diskutueshëm ndodhi në ndeshjen mes Győr dhe Pjunik në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku gjyqtari nga Kosova, Mervan Bejtullahu, u vu në qendër të vëmendjes për një vendim të dyshimtë që mund të kishte ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.

Skuadra hungareze Győr fitoi 3-1 ndaj armenëve të Pjunik, duke përmbysur disavantazhin nga ndeshja e parë (2-1) dhe duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4-3. Por vëmendjen më të madhe nuk e morën golat, por vendimet e arbitrit Bejtullahu, sidomos në minutat e fundit.

Në minutën e 90-të, mbrojtësi i majtë kroat Daniel Štefulj shënoi një gol spektakolar për Győr dhe festoi duke hequr fanellën – gjest që u ndëshkua me karton të verdhë nga Bejtullahu.

Por vetëm pesë minuta më vonë, Štefulj kreu një ndërhyrje të rrezikshme me shkelm ndaj një kundërshtari, që duhej të sillte kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin nga loja.

mervan bejtullahu

Këtu ndodhi edhe gabimi skandaloz: Bejtullahu nuk e ndëshkoi mbrojtësin, ndonëse kishte parë faullin. Sipas raporteve dhe pamjeve, gjyqtari u hutua dhe e zëvendësoi në protokoll Štefulj me Dejan Boldor, i cili mban fanellën me numrin 25 – vetëm dy më shumë se Štefulj (23). Në faqen zyrtare të UEFA-s, kartoni i verdhë i dytë figuron për Boldor, i cili nuk ishte përfshirë fare në episod.

Ky gabim i rëndë i identifikimit të lojtarit ka ngritur pikëpyetje për nivelin e gjykimit dhe për mundësinë që Győr të përfitonte padrejtësisht nga vendimi. UEFA pritet të analizojë rastin dhe të marrë masa, por në këtë moment, gabimi mbetet në histori si një nga më të pazakontit në garat europiane.

VIDEO 1

VIDEO 2