
Golden Eagle Ylli, dy-herë kampionët e Kosovës (2020/21 dhe 2021/22), këtë vit feston 50-vjetorin e themelimit të klubit.
Skuadra e “Xhebrailave” ka marrë seriozisht edicionin e ri të basketbollit, 2025/26, duke ruajtur kosturin e ekipit dhe duke sjellë Lis Shoshin në radhët e saj.
Kryetrajner me përvojë
Udhëheqja e klubit therandas, për qëllim ka të rikthej titullin në 50-vjetorin e themelimit të klubit, pa humbur kohë ka vendosur edhe për emrin e trajneti. Greku, 56-vjeç, Fotis Takianos, tërë karrierën ka punuar nëpër klubet kryesisht greke, ndër më të njohurat, PAOK, AEK, ndërsa në dy vite të ndryshme ka udhëhequr edhe dy klube kosovare. Më 2017 i kishte prirë KB Bashkimi, ndërsa më 2021 KB Rahoveci. Së fundi më 2024/24 ka prirë Maroussi.

Përforcimi më i madh Lis Loshi
31-vjeçari, Lis Shoshi, i cili ishte në kontakte me KB Prishtina, ka vendoru t’i bashkohet projektit “Në vitin jubilar – 50 vjet Golden Eagle Ylli”. Ky përforcim, e me gjasë nuk do të jetë i fundit për suharekasit, ka bërë që vëmendja të drejtohet nga skuadra e prirë nga kompania e fuqishme e pijeve energjike, Golden Eagle. Se si do t’ia dalë Ylli në konkurenc me kampionët aktual Trepça, nënkampionët, Bashkimi dhe dy skuadrat tjera të fuqishme, KB Prishtina dhe KB Peja, do të mbetët të shihet deri te fillimi që ende ka shumë kohë.

Klubi ka vazhduar me tre titullar të saj
Suhareksit nuk kanë menduar vetëm për përforcime, por së pari kanë vazhduar me tre nga basketbollistët kryesor vendor, kapitenin Gëzim Morina, Arian Qallaku, Artin Gashi.


