Granit Xhaka kërkon rikthimin në Premier League, synon transferimin te Sunderland

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka informuar Bayer Leverkusenin se dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet Sunderlandit, raportoi gazetari i njohur David Ornstein për “The Athletic”.

Mesfushori kosovar thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me klubin anglez, i cili sapo është rikthyer në elitën e futbollit anglez. Tani, qëllimi i tij është i qartë: të luajë në “Stadium of Light” dhe të bëhet lider në një projekt ambicioz të Sunderlandit.

Aktualisht, nuk ka ende marrëveshje mes dy klubeve, por bisedimet janë duke vazhduar me intensitet, ndërsa Xhaka ka kërkuar nga drejtuesit e Leverkusenit që të mos e bllokojnë transferimin.

Raportimet për interesimin e Sunderlandit dolën në dritë që javën e kaluar, ndërkohë që klube nga Arabia Saudite gjithashtu kishin shprehur gatishmëri për ta transferuar ish-kapitenin e Arsenalit.

Sipas burimeve të The Athletic, ofertat nga Lindja e Mesme ishin më të larta në aspektin financiar, si për lojtarin, ashtu edhe për Leverkusenin. Por dëshira e Xhakës është e padiskutueshme: ai dëshiron rikthimin në Premier League.

Lajmi u konfirmua edhe nga Florian Plettenberg i Sky përmes një deklarate të menaxherit të tij.

Kontrata e tij me -sh-kampionët e Gjermanisë është e vlefshme deri në vitin 2028, çka do të thotë se Leverkuseni ka kontroll të plotë mbi situatën dhe pritet të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

Xhaka luajti për shtatë vite te Arsenali, ku ishte një figurë kyçe nga viti 2016 deri më 2023. Me Leverkusenin fitoi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar.