
Pep Guardiola, trajneri i trofeshëm katalunas i Manchester Cityt, e ka tejkaluar shpejtë elimimin në Kupën e Botës për klube në SHBA.
Një rrjetin social “X” po qarkullon një video derisa ai dhe vajza e tij Maria janë duke kënduar dhe shijuar maksimalisht tekstin e një kënge deri sa solisti po interpreton live.
Pep Guardiola dhe vajza e tij Maria morën pjesë në koncertin e fundit të Oasis në “Heaton Park” të Mançesterit. Ata u panë duke kënduar së bashku këngën “Don’t Look Back In Anger” para një audience prej mbi 70,000 fansash. Gjatë koncertit, Liam Gallagher e dedikoi këngën “D’You Know What I Mean?” për Guardiolën, duke e quajtur atë “trajnerin më të madh të të gjitha kohërave”, përcjellë Kërlaçki.
Pep Guardiola, është i martuar me Cristina Serra, një biznesmene spanjolle. Ata kanë tre fëmijë, vajzën Maria (lindur më 28 dhjetor 2000), djalin Màrius (lindur më 2003) dhe vajzën e vogël Valentina (lindur më 2008). Çifti u martua në vitin 2014 pas një lidhjeje që kishte filluar kur Guardiola ishte 18 vjeç. Në fund të vitit 2024, ata shpallën ndarjen e tyre pas 30 vitesh bashkë, megjithatë, raportimet sugjerojnë se ndarja ka qenë miqësore dhe ata vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve të tyre .
Maria Guardiola është një influencuese dhe modele spanjolle që jeton në Londër. Ajo ka një prani të fuqishme në mediat sociale, me mbi 950,000 ndjekës në Instagram, dhe është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe angazhimin në fushën e modës. Ajo ka studiuar për biznes mode në Istituto Marangoni të Londrës dhe ka punuar me disa marka të njohura .
https://x.com/thecityshack/status/1943803553711100218?s=46