Ka përfunduar ndeshja e parë e raundit të dytë të Conference League në Andorrë ndërmjet Atletic Escaldes dhe Dinamos nga Tirana. „Blutë“ e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja, përmbysën rezultatin pas pjesës së parë (0-1, Nayry Vieira 43′) me golat e Baton Zabërgjës 65 ‚dhe Eridon Qardakut 86‘.
Ilir Daja vazhdon triumfalisht me paraqitjet ndërkombëtare në Evropë me skuadra shqiptare. Pas Skënderbeut, dhe sidomos pas Ballkanit, ka ngritur nga rrënojat një klub me emër siç është Dinamo (City) nga Tirana. Sot, Daja me të përzgjedhurit e tij, kanë arritur fitore të rëndësishme jashtë shtëpisë, në Andorrën e largët dhe përvëluese, 2-1. Rezultat ideal para ndeshjes së kthimit. Ky rezultat e favorizon tej mase skuadrën shqiptare, deri sa në rast të kalimit në raundin e tretë e pret përballja me fituesit e ndeshjes, Zira (Azerbajxhan) Hajduk (Kroaci).