Jasir Asani drejt transferimit në Serie A?
Jasir Asani, aktualisht pjesë e klubit koreano-jugor Gwangju, po përgatitet për një transferim në janar 2025. Performancat e tij të spikatura, veçanërisht me Kombëtaren Shqiptare dhe në kampionatin aziatik, kanë tërhequr interes nga klube në disa liga prestigjioze, përfshirë Serie A.
Asani ka konfirmuar se dëshiron të luajë në Itali, duke e konsideruar atë një ëndërr për çdo shqiptar. Gjithashtu, klubi i tij aktual është i detyruar ta shesë për të përmbushur rregulloret financiare, me një çmim të kartonit që raportohet të jetë rreth 1 milion euro, shkruan PortaliGlobal.com.
Për më shumë zhvillime rreth këtij transferimi, pritet të dalin detaje në javët në vijim.