
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, pas fitores së rëndësishme në raundin e parë ndaj Diffendarge , shprehu besimin e tij të plotë në skuadër dhe në punën që është bërë gjatë përgatitjeve.
Ai theksoi se suksesi është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithë stafit dhe lojtarëve, duke nënvizuar se kjo fitore është vetëm një hap drejt synimeve më të mëdha.
„Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë“, ka thënë Ramadani.

Drita është gati për sfidën e raundit të dytë në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Copenhagenin. Pas suksesit ndaj Differdanges, ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani synon të tregojë edhe më shumë dhe të bëhet protagonist në këtë fazë të rëndësishme të garës.
„Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim!“.
„Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu“, deklaroi Ramadani.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar