Juventusi i tregon derën kapitenit të vet

[ad_1]

Aventura e Danilos te Juventusi po shkon drejt fundit.

Mbrojtësi brazilian, është jashtë planeve të trajnerit Thiago Motta, i cili preferon Gattin në vend të tij.

Vetë drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Giuntoli ka bërë të ditur vendimin e tij për kapitenin e tij.

 “Ne po punojmë për të shitur Danilon këtë muaj, ky është plani”. “Ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë për Juventusin dhe lojtarin”, u shpreh Giuntoli.

Danilo, kujtojmë se erdhi te Juventusi në vitin 2019 nga Manchester City, në një marrëveshje ku shkëmbyen Joao Cancelon për të marrë brazilianin.

Mbrojtësi 33-vjeçar, ka bërë 213 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, ku fitoi “Scudetton”, Superkupën italiane dhe dy Kupa të Italisë.

[ad_2]

Source link

Ähnliche Beiträge