Kampi Nacional i FFK-së në Leposaviq po merr formë – përfundon faza e parë, nis ndërtimi i hotelit

Ka përfunduar me sukses faza e parë e punimeve në Kampin Nacional të FFK-së në Leposaviq, që përfshinte ndërtimin e tribunës dhe zhveshtoreve moderne.
Aktualisht, është duke u zhvilluar faza e dytë e këtij projekti madhor – ndërtimi i një hoteli funksional për akomodimin e ekipeve kombëtare.
I pozicionuar në një zonë me natyrë të mrekullueshme, kampi do të ofrojë kushte ideale për përgatitje dhe zhvillim profesional të futbollistëve, duke shërbyer si shtëpia e re e përfaqësueseve të Kosovës në të gjitha grupmoshat, shkruan FFK.
Ky projekt i rëndësishëm, i mbështetur nga programi HatTrick i UEFA-s, është pjesë e investimeve strategjike të FFK-së për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në Kosovë – me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për sportin tonë dhe për talentet e rinj në çdo cep të vendit.
Punimet po vazhdojnë me intensitet dhe përkushtim maksimal.