King Wireko: FC Besa Peja forcohet me mesfushorin nga Gana

King Wireko
King Wireko

Skuadra e FC Besa Peja ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e saj, duke angazhuar mesfushorin 25-vjeçar nga Gana, King Wireko. Futbollisti ganez vjen për të shtuar fuqinë më mesfushën e ekipit në prag të sezonit të ri.

Wireko nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit dhe Fushë Kosovës. Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin gjithashtu qëndrime në klubin Munichka SM në Nigeri dhe Karlovy Vary në Republikën Çeke.

Është ky edhe një ardhje tjetër për skuadrën pejane të prirë nga ish-asi, Fisnik Papuqi.