“Kishte shumë emocione, fituam pavarësisht mënyrës” – sulmuesi i FCSB me lotë në sy pas fitores ndaj Dritës

Daniel Bîrligea

Drita ishte në epërsi 2-0, por në fund pësoi tri herë dhe u mposht 3-2 në ndeshjen e parë të fazës së tretë eliminatore të Europa League.

Pas takimit, sulmuesi i FCSB-së, Daniel Birligea, foli hapur për momentin e vështirë që po kalon ekipi, madje duke shpërthyer në lotë.

“Kishte shumë emocione. Gjëja më e rëndësishme është që fituam, pavarësisht mënyrës. Na duhej patjetër kjo fitore për të na ngritur moralin, sepse në javët e fundit kishim përshtypjen se harruam të luanim futboll,” tha ai.

Bîrligea pranoi se në pjesën e parë skuadra ishte e bllokuar mendërisht, ndërsa në të dytën tregoi më shumë agresivitet.

daniel bîrligea

“Duhet të vazhdojmë kështu, të luftojmë si ekip dhe të mos jetojmë me arritjet e vitit të kaluar. Është një vit i ri dhe duhet të provojmë përsëri vlerën tonë”, deklaroi ai.

Sulmuesi theksoi se fitorja nuk i zgjidh të gjitha problemet, por mund të japë shtysën e nevojshme.

“Duhet të tregojmë përkushtim e vendosmëri në çdo ndeshje. U munduam të rilidhemi si grup dhe shpresoj që kjo të japë rezultat”, nëvizoi sulumuesi.

fcsb- drita
fcsb- drita

Nëse kalojnë më tej në Europa League, Drita do të përballet me Aberdeen, ndërsa në rast eliminimi nga Drita do të zbresë në play-off-et e Ligës së Konferencës.