
Kosova U17 e mbylli me fitore Kampionatin Evropian U17 B që po mbahet në Prishtinë.
Vashat dardane deklasuan Britaninë e Madhe me rezultatin 35-22 në duelin për vendin e shtatë, raporton “Kërlaçki”.
Ndeshja u dominua nga vajzat e trajnerit Verim Zherka që nga minuta e parë, duke treguar një nivel më të lartë se kundërshtarja.
Paraprakisht, Kosova regjistroi katër humbje ndaj Bullgarisë, Finlandës, Letonisë dhe Izraelit, ndërsa kjo ishte ndeshja e pestë për ekipin.
Finalja e kampionatit zhvillohet sonte mes Finlandës dhe Italisë.
