Kosova femrat fitojnë miqësoren e parë ndaj Estonisë

#post_seo_title

Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë të zhvilluar sot pasdite në stadiumin “Kadrioru” të Talinit.

Golin e vetëm të fitores e realizoi Aurela Imeraj në minutën e 72-të, pas një asistimi të bukur nga kapitenia Erëleta Memeti.

Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të Kosovës për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, ku në vjeshtë do të përballet me Turqinë për një vend në Ligën B.

Kosova e siguroi pjesëmarrjen në ‘play-off’ si e dyta në renditjen e përgjithshme të Ligës C, pasi e përfundoi Grupin 6 në vendin e dytë me 7 pikë.

Sami Sermaxhaj, përzgjedhësi i Kombëtares:

“Fillimisht duhet pasur parasysh se shumica e lojtareve tona ka kohë që e kanë përfunduar edicionin me klubet e tyre, e në anën tjetër ato estone janë në vlugun e kampionatit. Sidoqoftë, lojtaret tona gjetën forcë dhe e bën një organizim shumë të mirë të lojës. Përtej organizimit, ato bënë edhe një lojë shumë të mirë. Ato dhanë gjithçka nga vetja, prandaj mendoj se është fitore e merituar dhe i përgëzoj vajzat për angazhimin dhe grintën që treguan sot”, tha Sermaxhaj për uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Kapitenia e kombëtares, Erëleta Memeti:

“Në përgjithësi ka qenë lojë e mirë, edhe pse pak kemi hasur vështirësi të shkojmë përpara, por prapëseprapë ne kemi krijuar më shumë raste para portës kundërshtare dhe kemi arritur fitore të merituar. Ia uroj Aurelës golin, por edhe për paraqitjen shumë të mirë”.

Aurela Imeraj, autorja e golit të fitores:

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që e kam dhënë golin e parë me Kombëtaren A dhe që ky gol ia dha fitoren ekipit. Po ashtu, jam e lumtur që edhe si ekip, por edhe personalisht patëm një paraqitje shumë të mirë. Shpresoj se edhe në ndeshjen e dytë të arrijmë fitore”.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Estonisë më 1 korrik, e cila pritet të shërbejë si vazhdimësi e testimeve për përzgjedhësin Sermaxhaj dhe stafin e tij në prag të sfidave vendimtare kundër Turqisë.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen