
Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka përfunduar ciklin kualifikues për CEV EuroVolley 2026 me vetëm një set të fituar në Riga, Letonia 3–1 Kosova (25-13, 25-12, 23-25, 25-16).
Pas dy seteve të para të dominuara nga vendasit, volejbollistët kosovarë reaguan në setin e tretë, të cilin e fituan me rezultat të ngushtë 23-25.
Letonia riktheu kontrollin në setin e katërt dhe siguroi fitoren, duke e mbyllur ndeshjen në favor të saj.
Në përfundim të takimit, organizatorët shpallën lojtarët më të mirë të ndeshjes nga të dy skuadrat. Përfaqësuesi i Kosovës, Erioni Bajrami, u vlerësua si lojtari më i dalluar, falë paraqitjes së tij të spikatur në parket.
Kosova ka humbur katër ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë dhe Letonisë.
Është ky edhe një cikël i dështuar i volejbollit tonë duke mos bërë diferencën as trajneri i mëhershëm sllovak, as tani malazez. Koha që që në Federatën e Voljebollit të reflektojnë thellësisht.