KQZ certifikon Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

[ad_1]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për miratimin e rekomandimit të Zyrës, për certifikimin e subjektit politik Lista Serbe dhe kandidatëve të këtij subjekti politik.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi,  tha se sipas ligjit janë të obliguar ta zbatojmë vendimin e PZAP-së.

“Ky vendim është apeluar dhe Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën dhe me ketë, vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm. Kjo çështje është mbyllur duke u certifikuar Lista Serbe”, tha Radoniqi.
KQZ në mbledhjen e sotme ka diskutuar lidhur me rekomandimin e PZAP-it për certifikimin e subjektit politik Lista Serbe dhe kandidatëve të këtij subjekti politik.

Kjo mbledhje e KQZ-së po monitorohet nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe BE-së
Gjykata Supreme e Kosovës e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti politike ishte ankuar kundër vendimit të PZAP-së lidhur me Listën Serbe.

Me vendimin e panelit të 25 dhjetorit, ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Serbe. Me këtë, ishte anuluar njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i datës 23 dhjetor.

Me këtë vendim të Gjykatës Supreme, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta bëjë certifikimin e Listës Serbe dhe të kandidatëve të saj.

[ad_2]

Source link

Ähnliche Beiträge