Krizë mes Zhegrovës dhe Lille? Ylli kosovar mbetet jashtë ekipit të parë!

Edon Zhegrova vazhdon të mos stërvitet me ekipin e parë të Lillet, sipas mediave franceze të afërta me klubin.

Pas mungesës së gjatë që nga 15 dhjetori, sulmuesi kosovar ishte ftuar të bashkohej më herët me fazën përgatitore, ashtu si disa lojtarë të tjerë të lënduar, me synimin që të rikthehej gradualisht.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj ftesës dhe klubi e sanksionoi.

Zhegrova aktualisht stërvitet veçmas nga ekipi i parë dhe mbetet i pezulluar, ndërsa raportet me klubin thuhet se janë të tensionuara.

Ai ka edhe një vit kontratë me Lillet, por ka shprehur dëshirë për t’u larguar gjatë kësaj vere.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.