
Kampionët e Danimarkës, FC Copenhagen, e nisën sezonin e ri me një fitore të vështirë 3–2 ndaj Viborgut mbrëmjen e së premtes. Ky triumf shënoi një fillim të shkëlqyer për ekipin e trajnerit Jakob Neestrup para duelit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së kampionëve kundër skuadrës sonë, Dritës.
Ndeshja nisi me një goditje të fortë për Kopenhagenin, pasi Jeppe Grønnings shënoi nga pika e bardhë në minutën e 24, pas një ndërhyrjeje me krah nga Thomas Delaney ndaj Asger Beck. Megjithatë, Kopenhageni reagoi shpejt: në minutën e 37, ish-lojtari i Viborgut, Elias Achouri, barazoi rezultatin pas një goditjeje me ndihmën e shtylls.
Në pjesën e dytë, Mohamed Elyounoussi kaloi përsëri Kopenhagenin në epërsi, duke shënuar me kokë pas një krosimi të saktë nga Rodrigo Huescas. Viborgu nuk u dorëzua, dhe në minutën e 73, Grønnings asistoi për Mads Søndergard, i cili barazoi rezultatin me një goditje të afërt.
Në minutën e 78, Kopenhageni mori përsëri epërsinë, kur Magnus Mattsson shënoi nga pika e bardhë pas një faulli të Jean-Manuel Mbom. Në fund të ndeshjes, Victor Froholdt goditi shtyllën, por rezultati mbeti 3–2, duke siguruar tri pikët për kampionët.
FC Copenhagen pret Dritën më 22 korrik në “Parken Stadium” të Kopenhagës nga ora 19:00.
